3 raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

Raporti 24-orësh i PK-së bën të ditur se tri raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë. Dy nga rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë

Emblema e Policisë së Kosovës

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Raporti 24-orësh i PK-së bën të ditur se, dy nga rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë. Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet në raport.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi rast i ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë.

Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi ai pas një mosmarrëveshjeje, e kishte tërhequr bashkëshorten nga duart dhe i kishte kërkuar të dalë nga shtëpia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte tërhequr nga duart dhe i kishte kërkuar të dalë nga shtëpia bashkëshortes së tij, viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një sulm ndaj prindit është kryer edhe në Komunën e Prishtinës.

Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila , pastaj ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika