3 raste të përdorimit të armës në 24 orët e fundit

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës raporton për 3 përdorime të armëve. Nuk raportohet për të lënduar dhe të trija rastet janë nën hetime

Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas shtënies me armë në ajër, bën të ditur Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se arma ishte pushkë gjysmëautomatike dhe nga po e njëjta, janë konfiskuar katër gëzhoja.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i shënuar përgjatë së enjtes.

Në fshatin Koliq të Prishtinës, është arrestuar një i dyshuar që kishte qëlluar me pistoletë në ajër. Ai është liruar, gjersa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, një karikator, dymbëdhjetë fishekë dhe tri gëzhoja.

Në orët e hershme të mëngjesit të po së njëjtës ditë, raportohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti në fjalë ka ndodhur në parkingun e një diskoteke në Graqanicë.

Nga të trija rastet nuk raportohet për të lënduar.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika