3 të vdekur dhe 11 të lënduar nga përplasja e trenave në Kroaci

Numri i të lënduarve nga përplasja e trenave ka arritur deri në 11, në mesin e tyre dyshohet të jetë edhe një fëmijë. Komandant i Zjarrfikësve në Novska, Zlatko Pjesh, ka falënderuar të gjitha shërbimet emergjente që kanë mbërritur në vendngjarje

Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë humbur jetën dhe deri tani numërohen rreth 11 të lënduar nga përplasja e një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash, ndërmjet Okuçanit dhe Novskës, në afërsi të ndalesës Rajiq.

Në mesin e të lënduarëve është edhe një fëmijë, raporton Jutarnji.

Tre të vdekurit dhe 11 të lënduarit janë dërguar në spitalet në Slavonski Brod, Pakrac dhe Nova Gradiška.

Ekipet mjekësore emergjente, zjarrfikësit, policia, anëtarë të HGSS, punonjës të Hekurudhave Kroate, shefi i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Novska dhe kreu i Qendrës së Qarkut 112 Sisak dolën në vendin e aksidentit.

Kryeministri Andrej Plenkoviq ka vizituar mbrëmë vendin e aksidentit me ministrat, të cilët kanë thënë se ishte një aksident që njerëzit nuk e kishin parë më parë.

Zlatko Pjesh, komandant i Zjarrfikësve në Novska, i tha HTV-së se çfarë ka ndodhur në vendin e aksidentit mbrëmë dhe cilat janë hapat e ardhshëm.

“Hetimi është ende në vazhdim, asgjë e re nga informacionet e mbrëmshme, përveç se janë bashkuar shërbime të tjera, nga Hekurudhat Kroate dhe vetë transportuesi. Hetimi do të zgjasë shumë”, zbuloi Pješ.

Ai ka thënë se me të mbërritur në vendin e aksidentit, problemi kryesor ishte terreni i paarritshëm, raporton HRT.

“Rruga e ngushtë, bari i gjatë dhe terreni i lagësht, ky ishte problemi numër një për automjetet tona. Ajo që bëmë mbrëmë ishte kryesisht për të shpëtuar një person nga ai vagon i përmbysur, e vendosëm në barelë dhe e dorëzuam në shërbimin emergjent mjekësor”, tha Pješ.

Ai ka falënderuar të gjitha shërbimet emergjente që kanë mbërritur në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika