3 vjet e gjysmë në burg pa faj, kërkon kompensim 1 milionë, i ofrohen 100 mijë

Në fillim të korrikut, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi që ta dëmshpërblej Gazmend Laknën me 103 mijë euro. Ky i fundit ka kërkuar 1 milionë euro

Gjykata Themelore në Gjilan

Gazmend Lakna për tri vjet e gjysmë qëndroi nëpër burgje të ndryshme në Kosovë, edhe pse ishte i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohej. Për kohën e kaluar në qeli, Lakna tash po ia kërkon Këshillit Gjyqësor të Kosovës 1 milion euro, por Gjykata Themelore e Gjilanit, ka vendosur se atij I takojnë vetëm 103 mijë euro si kompensim.

Si i pafajshëm i kaloi tri vjet e gjysmë në burg.

Prandaj, për këtë kohë të kaluar prapa grilave, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi në fillim të korrikut, që ta dëmshpërblej Gazmend Laknën me 103 mijë euro.

Mirëpo, kjo shumë për gjilanasin, është e papranueshme.

“Mendoj që është shumë qesharake kjo 100 mijë euro. Fundi i fundit unë 100 mijë euro nuk ja marrë hiç. Ja lo krejt e nuk ja marrë hiç. Po të drejtën ligjore do ta shfrytëzojë, qoftë nevoja do të pres, nëse do Zoti hyn Kosova në Këshill të Evropës, deri në Strasburg do të shkoj. Do ta shtyej me mjete ligjore, se me gjyks nuk kam me kënd”, ka thënë Gazmend Lakna, qytetar.

Për kohën  kaluar në ballafaqim me drejtësinë, Lakna po kërkon plot 1 milion euro.

“Me drejtësinë hala nuk po mundem me u nda. Do të thotë hala jam në proces gjyqësor. Paramendo përmbi një dekadë, përmbi një dekadë është shumë, se është jetë, është jetë. Nuk kam mujtë unë me e prekë pauzë edhe me thënë po pauzoj qito dhjetë vjet se kam problem me drejtësinë dhe tani ja nisi unë me jetu prapë. Koha ka ecë”, ka thënë Gazmend Lakna, qytetar.

Lakna, dyshohej nga EULEX, e më pas Prokuroria Speciale, se ishte pjesë e grupit të njohur si “Grupi I Dobrosinit, që kishin sulmuar pikën kufitare të policisë serbe në atë fshat.

Vendimin e dy shkallëve të para që i kishte gjetur fajtor, Supremja e kishte prishur dhe GJykata Themelore në Gjilan I kishte liruar nga akuzat, vendim që ishte vërtetuar nga shkalla e dytë.

“Kur është bërë arrestimi ka qenë befasi, një kohë të mirë nuk e kam ditë as për çka. E kam parë një akuzë, e rëndë, një akuzë që nuk e kisha mendu ndonjëherë që mund të ballafaqohem me të”, ka shtuar ai.

Sikur Laknën, Këshilli Gjyqësor, gjatë këtij viti ka dëmshpërblyer të dënuar pa bazë, në vlerën e 192 mijë eurove.

Në vitin 2021, kjo shumë për 149 raste kapi vlerën e mbi 457 mijë eurove.

Përkundër gjithë këtyre shumave të paguara, avokati Florim Shefqeti vlerëson se pak persona përfitojnë dëmshpërblime nga ballafaqimi pa bazë me drejtësinë.

“Me aq sa kam njohuri unë mendoj se nuk kemi vendime të mjaftueshme. Ajo që e citova paraprakisht, që do të duhej të gjykohej edhe vetëm fakti i ngritjes së një aktakuze. Kjo nuk do të nënkupojë kjo që prokurorët të mos bëjnë ngritje të aktakuzave por të hetohen saktë të gjitha provat para se të bëhet ngritja e aktakuzës”, ka thënë Florim Shefqeti.

E pas vendimit të shkallës së parë, Lakna është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, ku ka disa javë që ka dërguar ankesë.

 

 

Shija e redaktorit

Intervistë me Mimoza Hasani-Pllana, flet për poezitë dhe kategoritë e...

“Shtegtimi i shqipes në Evropë”, "Komunikimi ndërkulturor” dhe “Poezia e Kosovës në tri kontekste”, janë disa nga librat e fundit të autores, Mimoza Hasani-Pllana. Talentin...

Qenësia e Zarathustrës së Niçes në shqip nga Taulant Hatia

“Njeriu është diçka që duhet të mposhtet. Njeriu është një litar, i lidhur midis kafshës dhe mbinjeriut - një litar mbi një humnerë. Ajo...

Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së

“Liria mund të të mos bëjë të lumtur, por të bën njeri”. Këtë thënie e kujton Driton Lajçi, Nënkryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve...

Më të lexuarat

Ymeri: Kurti është një hap para dialogut dhe marrëveshjeve me...

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është është një hap para në dakordim të dialogut dhe marrëveshjeve  me Serbinë”. Kështu, ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri,...

Maqedonia nuk i njeh letërnjoftimet serbe të institucioneve paralele

“Kjo nuk ka qenë temë diskutimi fare…” Kjo ishte përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në pyetjen nëse serbët mund ta kalojnë...

Dhunohet 13-vjeçarja, viktima është 8 muajshe shtatëzënë

“Jam frigu tha prej meje, dëmëthënë prej prindit. Jam frigu me tregu, kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimi i një ngjarjeje...

Të fundit nga rubrika