“3 vjetori i arrestimit të Jakup Krasniqit nga Specialja”, vajza e tij me shkrim emocionues: Tri vjet si në ferr

"Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Gresa, vajza e Jakup Krasniqit,

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, është shprehur e emocionuar në tre vjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se këto tri vjet kanë kaluar sikur në ferr duke theksuar se këto tri vjet kanë qenë “vjet të padrejtësisë”.

“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta. Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba! Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta. Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë. Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte.

Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.