30 ditë paraburgim për H.M.i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht një të mitur

Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës, të pandehurit, H.M i është caktuar masa e paraburgimit pasi ky fundit dyshohet se të enjten e ka ngacmuar seksualisht një fëmijë të moshës gjashtë vjeçare

ilustrimi

RTV Dukagjini gjatë ditës së djeshme ka sjellë momentin kur disa qytetarë e parandalojnë të dyshuarin që ta kryejë veprën. Rastet e tilla të ngacmimeve seksuale ndaj të miturve, po vlerësohet se është vështirë të parandalohen

30 ditë paraburgim i janë caktuar H.M., nën dyshimet se e  ka ngacmuar seksualisht të enjten e 28 korrikut një të mitur 6-vjeçare.

Në pamjet e siguruara nga portali Dukagjini, shihen një grup qytetarësh teksa e ndalojnë atë ta kryer veprën penale.

Ky rast i parandalimit, sipas Behgjet Shalës, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, është i rrallë.

“Realisht rrethi i ngushtë kryesisht i njeh ata persona, sepse kemi raste kur këta persona bëjnë abuzime në familje, në rrethin familjar sepse nuk dalin jashtë atij rrethi, mirëpo nëse ky person del jashtë atij rrethi ku nuk banon dhe nuk e njohin, e ka shumë më vështirë që të identifikohet dhe e ka shumë më lehtë ta shtyjë përpara qëllimin e tij”, ka thënë Behgjet Shala nga KMDLNJ.

Behgjet Shala nga KMDLNJ

Parandalimin e rasteve të tilla, e konsideron të vështirë edhe avokati Asdren Hoxha.

“Për shembull Task-Forca apo edhe njësia e specializuar për hetimin e fenomeneve të ndryshme krijohet vetëm atëherë kur vihet në rrezik siguria e shtetit, që bëhet fjalë shembull për veprat penale të terrorizmit apo veprat penale të korrupsionit që përbëjnë rrezik për prosperitetin e shtetit, por jo edhe për veprat penale të natyrës së tillë, të cilat janë vepra penale që kryhen nga persona që vështirë mund të identifikohen nga shoqëria”, ka thënë Asdren Hoxha – Avokat.

Veprime të tilla të ngacmimeve seksuale ndaj të miturve, Shala thotë se kryesisht kryhen nga një kategori e njerëzve.

Asdren Hoxha, Avokat

“Ata janë njerëz me probleme shëndetësore të cilët e maskojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Nuk identifikohen dhe nuk paraqiten si të tillë, mirëpo në momentin kur u jepet rasti ata e tregojnë fytyrën e vet të vërtetë dhe i sulmojnë, sidomos ose fëmijët e moshës jo madhore, apo personat me aftësi të kufizuar”, Behgjet Shala nga KMDLNJ.

Vetëm deri në këtë periudhë të vitit, sipas Policisë së Kosovës janë regjistruar 38 raste të ngacmimeve seksuale.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika