30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Ilustrim

Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se Januzi po e mban paraburgimin në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Atij i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, ka thënë Jashari për Telegrafin.

Ndërkaq, qyteti i Ferizajt ishte tronditur në orët e para të së shtunës së 28 majit.

Nga përplasjet verbale, mospajtimet ndërmjet dy personave eskaluan deri në përdorim të armës së zjarrit.

Foto nga vendi i ngjarjes

E gjithë ngjarja përfundoi me fatalitet.

Vrasjen e Gazmend Hysenit dyshohet që e kreu ferizajasi Qendrim Januzi, po ashtu 30-vjeçar.

Në vendin ku ka ndodhur krimi rastësisht ka qëlluar një polic me rroba civile, i cili, sipas Policisë, për të shmangur rrezikun ka plagosur të dyshuarin.

“Në afërsi të vendit të ngjarjes një njësi policore e ka vërejtur të dyshuarin, pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe e ka paralajmëruar që të ndalojë, por i njëjti nuk i është përfillur urdhërave të policisë. Në këtë rast, për t’u vetëmbrojtur, zyrtari policior ka shtënë në drejtim të të dyshuarit me ç’rast është mbetur i plagosur”, Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë, Ferizaj.

Përveç patrullave të policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërenjtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ‘ndal policia’ që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se “i dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejtë ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e ka përdorur armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Qëndrim Januzi

Po ashtu, i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Policia ka njoftuar se, sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurorit, lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të merret për veprimet e tjera hetimore lidhur me vrasjen.

“Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Në vendin e ngjarjes, në lidhje me rastin janë mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

Nuk dihen motivet e vrasjes që tronditi Ferizajn në mesnatë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika