30 pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Policia e Kosovës ka përfunduar dy trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje, në kuadër të avancimit të kapaciteteve të njësive të saj speciale.

Trajnimet u zhvilluan në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), gjatë periudhës 5–10 korrik dhe 12–18 korrik 2026, në Borsh të Shqipërisë.

Në to morën pjesë gjithsej 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët avancuan njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në mjedise ujore.

Sipas Policisë së Kosovës, këto trajnime kanë rritur kapacitetet profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale, duke forcuar gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në raste emergjencash natyrore dhe civile.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika