30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës

Sot (e marte) më 5 prill janë bërë 30 vjet nga fillimi i rrethimit të kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Sarajevës nga ana e forcave ushtarake serbe.

Në historinë e luftës moderne, rrethimi i Sarajevës shënon rrethimet më të gjata, përkatësisht rrethimi më i gjatë i ndonjë kryeqyteti.

Nga 5 prilli i vitit 1992 kur u shënuan viktimat e para boshnjake nga ana e snajperistëve serbë, Sarajeva mbeti nën rrethim deri më 29 shkurt të vitit 1996, përkatësisht për 1 mijë e 460 ditë rresht.

Tabelë ku tregon se ajo zonë sulmohet nga snajperistët serb

Gjatë kësaj periudhe disa vjeçare, Sarajeva ishte pothuajse plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e BeH.

Qytetarët që kishin mbetur nën rrethim kishin mbetur me mungesa të ushqimeve, ujit, ilaçeve, energjisë elektrike dhe gazit.

Nga 1992 deri më 1996, në Sarajevë ishin vrarë 11 mijë e 500 njerëz, në mesin e tyre mbi 1 mijë e 500 fëmijë.

Në përkujtim të 11 mijë e 541 viktimave të Sarajevës

“Të qëllohen të gjitha objektivat joserbe, qofshin civile apo jo”, ishte urdhri i udhëheqësit të atëhershëm të ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq.

Viktimat e para të shkaktuara nga snajperët serbë, Olga Suçiq dhe Suada Dilberovic të vrarë me 5 prill 1992, në njërën nga urat e qytetit e cila tashmë mban emrin e tyre, janë përkujtuar nga qytetarë të shumtë.

Ato asokohe nuk ishin të njohura mes vete por as për opinionin e gjerë publik. Ato ishin kalimtare të rastit kur u vranë, por vdekja e tyre ato i bëri të pavdekshme për Sarajevën.

Homazhe në vendin ku u vranë Olga Suçiq dhe Suada Dilberovic më 5 prill 1992.

Pas përfundimit të luftës, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, për rrethimin e Sarajevës, ka dënuar tre komandantë serbë: Stanisllav Galliqin, Dragomir Millosheviqin dhe Momçillo Perishiqin.

Ndërsa, Ratko Mlladiqin e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për akuza që përfshinin edhe terrorizimin e civilëve në Sarajevë.

Për akuza të ngjashme ishte dënuar po ashtu edhe ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika