30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë – Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ceremonia do të zhvillohet në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku çdo vit përkujtohet një nga krimet më të rënda të luftës në Evropë që nga […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
Ceremonia do të zhvillohet në Qendrën Memoriale në Potoçari, ku çdo vit përkujtohet një nga krimet më të rënda të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria, Kryeministri Kurti po udhëheq delegacionin e Kosovës, i cili përfshin ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë.
Kosova ka treguar vazhdimisht solidaritet me viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit të Srebrenicës. Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka shpallur datën 11 korrik si ditë zyrtare përkujtimore për këtë tragjedi historike, duke njohur zyrtarisht gjenocidin dhe duke u rreshtuar krah shteteve që nderojnë kujtimin e mbi 8 mijë civilëve të vrarë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe.















