31 maji, Dita Botërore pa duhan

Me rastin e Ditës Botërore pa duhan , Organizata Botërore e Shëndetit dhe partnerët organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin mbi dëmet e duhanit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët çdo vit më 31 maj organizojnë Ditën botërore pa duhan. Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi mbi rreziqet dhe disavantazhet nga përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive, të cilat ndihmojnë në uljen e përdorimit të tij.

Dita Botërore pa duhan në Kosovë shënohet nga IKSHPK-ja me moton: “Duhani – kërcënim për mjedisin tonë”. Kjo moto potencon dëmet që shkakton duhani në shëndetin e njeriut dhe në ambientet ku jetojmë.

Duhani është faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet jongjitëse, duke përfshirë diabetin, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes e të tjera.

Përfitimet e lënies së duhanit janë mënjeherë të dukshme. Pas 20 minutash pa duhan, ulen rrahjet e zemrës, brenda 12 orësh bie në nivel normal monoksidi i karbonit në gjak, brenda 2-12 javësh, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive.

Ilustrim

Brenda 1-9 muajve zvogëlohen kollitja dhe gulçimi. Brenda 5-15 vjetësh, risku i goditjes në tru bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin. Brenda 10 vjetësh, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive përgjysmohet krahasuar me atë të duhanpirësve. Brenda 15 vjetësh, risku i sëmundjeve së zemrës bie në nivelin e riskut për persona që nuk e pinë duhanin.

Kur duhanpirësit marrin këshillim intensiv nga mjeku, shanset që ta lënë duhanin janë 84% më të mëdha.

Në nivel botëror, rreth 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës, ndërsa normat më të larta të duhanpirjes janë në Evropë, në nivel prej 26%.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika