318 kërkesa të refuzuara për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, 1642 të aprovuara

Përveç aprovimeve, numër i konsiderueshëm i aplikimeve për status të viktimës të dhunës seksuale gjatë luftës refuzohen nga Komisioni qeveritar që mirren me këtë çështje. Arsyet e refuzimit sipas komisionit janë të ndryshme varësisht prej rastit, por ato sipas organizatave që punojnë me këtë kategori, janë një thyerje emocionale e demotivim për viktimat

Rrugë e gjatë dhe e mundimshme është për shumë viktima të dhunës seksuale të luftës, që të rikthehen edhe një herë tek përvoja më e rëndë e përjetuar.

Një përvojë të tillë, e kanë kur vendosin të dalin para Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Por jo të gjithë ata që mbledhin guximin të aplikojnë, ia dalin të ta fitojnë këtë të drejtë.

Numër i konsiderueshëm i tyre refzohen nga komisioni që mirret ekskluzivisht me këtë çështje.

Televizioni ka kërkuar një varg sqarimesh mbi mënyrat dhe arsyet e refuzimeve, por komisioni është ndaluar në shifrat dhe një arsye të përgjithshme për shkaqet e mohimit.

“Që nga fillimi i procesit e deri më tash 1642 aplikuesve u është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës, ndersa 318 kerkesa janë refuzuar. Arsyet e refuzimit janë të ndryshme dhe varsisht prej rastit pasi që cdo ngjarje është unike,” kanë thënë nga Komisioni për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës

Shumica e viktimave përpara se të aplikojnë, trajtohen e përgatiten në organizata që merren me këto raste, një prej të cilave është edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës që udhëhiqet nga Feride Rushiti.

Por kjo e fundit bën me dije, se në cfarë rastesh ndodhin më shpesh refuzimet.

“Kur të dëmtuarit aplikojnë direkt në komision, dhe si rezultat ose nuk është marr mirë narrativi i luftës ose nuk i kanë dokumentet shtesë, cka paraqet mungesë të besueshmërisë nga ana e komisionit për ta marr vendimin, pozitiv në raport me që ka apliku ti nihet statusi si I mbijetuar i dhunës sekalue të luftës,” tha Feride Rushiti – Drejtoreshë ekzekutive e QKRMT-së

Refuzimi fillestar nuk pranohet lehtë nga aplikuesit thotë Rushiti.

“Për faktin se ky process ka filluar shumë vonë dmth 20 vite pas luftës, tani për rastet që vijnë 25 vjet, natyrisht se në moment që rasti refuzohet ato qofshin gra ose edhe burra janë të thyer moralisht, dhe emocionalisht dhe ju lëkundet besueshmëria edhe guximi që ata kanë arrit me shku edhe me deklaru rastin në komision, pra disa nga ata nuk arrijnë mu motivu më, as me vazhdu këtë cështje në procese gjyqësore apo instance tjera,” shtoi Rushiti.

Përveç beneficionit prej 230 eurosh, viktimat nga kjo kategori, me ligj parashihet të kenë edhe përparësim në punësim në ndërmarrje të sektorit publik e pri vat, lirim nga tatimi në pronë e përkujdese për banim e përfitime të tjera.

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika