32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës ka thënë se 32 gazetarë janë vrarë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt

Ilustrim

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt e deri më tani, numri i gazetarëve të vrarë ka shkuar në 32.

Siç ka njoftuar parlamenti i Ukrainës, kjo shifër vjen vetëm disa ditë pasi gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff është vrarë në Ukrainë, pasi ishte goditur nga predha gjatë mbulimit të një operacioni evakuimi.

Gazetari 32-vjeçar, i cili punonte për kanalin e lajmeve BFMTV, ishte në rrugën për në Lysychansk pranë qytetit lindor të Severodonetsk në Luhansk, Ukrainë, kur ndodhi sulmi, shkruan Sky News.

Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit dhe kanë avancuar ngadalë drejt qendrës së Severodonetskut.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg, të mërkurën e gjashtë prillit, kishte paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Kjo për shkak se, sipas tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende dëshiron ta ketë nën kontroll gjithë Ukrainën.

“Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për shumë muaj apo edhe vite”, është shprehur Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg flet gjatë një shtypi të përbashkët me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës pas takimit të tyre në selinë e NATO-s në Bruksel më 24 janar 2022.

Stoltenberg kishte theksuar se, edhe pse Rusia është duke u përqendruar në sulmin e saj në lindje të Ukrainës, NATO-ja nuk ka parë asnjë shenjë se qëllimi i Putinit për ta pushtuar gjithë Ukrainën ka ndryshuar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika