33-vjeçari vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar në Belgjikë

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se gjatë kësaj të diele një 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

Ilustrim





Një burrë 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Thurmont të Belgjikë, të deilën e katër dhjetorit.

Pas vrasjes burri është paraqitur në komisariat në orën 6.30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij. Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa në vend është gjetur edhe një mjek.

“Nuk mund të flasim ende për shkaqet e vdekjes. Mund të themi se kjo është një grua shtatzënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar”, ka thënë zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës ka theksuar se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.

Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit, raporton newsicon.

Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika