34 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

34 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse teksa në ndihmë të strukturave vendore janë vënë edhe 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor”.

Vatrat aktive janë kryesisht në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, vijojnë ndërhyrjet nga 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, si dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në qarkun e Dibrës, zjarret vijojnë të jenë aktive në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal janë angazhuar 61 forca, mes tyre 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Në Sllatinë po punojnë 78 forca, ndërsa në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këto zona nuk ka rrezik për banesat.

Në Elbasan, zjarret në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së premte pati ndërhyrje edhe në Tërbaç dhe Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Ndërsa në Xhyrë të Librazhdit u ndërhy edhe me një helikopter të Forcave të Armatosura. Të dyja këto vatra janë tashmë të fikura./A2

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika