“35 vjet nga demonstratat popullore”, Kurti: Simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të vitit 1989 në 35-vjetorin e tyre.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se policia e Serbisë brenda dy ditëve, më 27-28 mars, u vranë 25 demonstrues, u plagosën 603 të tjerë dhe 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.

“Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”, ka shkruar Kurti.

Foto: Albin Kurti

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika