Sot shënohen 35  vjet që nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut.

Ishte 7 shtatori i vitit 1990 kur delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Arsyja pse u shpall në këtë qytet vjen pasi Kaçaniku  ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, kësisoji edhe mundësitë ishin më të favorshme.

Asokohe, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.