35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Guximi që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë
Në ditën kur fillon java e grevës së minatorëve të Trepçës, u vlerësuan ata që bënë një kthesë në histori në vitin 1989. Me këtë rast, të gjithë pa dallim partie, liderë institucionalë e opozitarë u bënë bashkë në Stanterg të Trepcës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 35-vjetorin e grevës së minatorëve ka deklaruar […]
Në ditën kur fillon java e grevës së minatorëve të Trepçës, u vlerësuan ata që bënë një kthesë në histori në vitin 1989.
Me këtë rast, të gjithë pa dallim partie, liderë institucionalë e opozitarë u bënë bashkë në Stanterg të Trepcës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 35-vjetorin e grevës së minatorëve ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës”, duke theksuar se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.
“Ko ditë shënon historinë e lavdishme të Kosovës. 20 shkurti i viti 1989 ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Kur Serbia fashiste nisi të trazonte këtë pjesë të Evropës, minatorët kenë të parët që ju dërvynë. Minatorët u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë. 1300 minatorë të Trepçës të ngujuar i parashtruan 11 kërkesa, ndër të tjerash, fati i shqiptarëve të diskutohet në OKB”, ka thënë ai.
“Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1999, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, ka shtuar tutje ai.
Kurti ka treguar edhe për investime që është duke i bërë Qeveria në “Trepçë”, të cilën e quajti “pasuri tonën”.
“U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj”, ka thënë Kurti.
Kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Bashkim Kurti, ka thënë se minatorët dinë të tregojnë se mund të përballen me sfida.
“Minatori i Trepçës dje e sot vazhdon të tregoj se din mi ba ballë sfidave. Sot, jo vetëm që festojmë, po e kujtojmë edhe historinë e Trepçës. Trepça ka kaluar nëpër sfida, por vendosmëria e minatorëve mbetet shembull”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se kjo ditë duhet të jetë kthesë.
“Java e minatorëve duhet të jetë më shumë se festë, duhet të jetë kthesë për të reflektuar”, ka thënë ai.















