352 raste emergjente në QKUK gjatë 24 orëve, 33 të lënduar në komunikacion

352 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Sipas të dhënave të QKUK-së, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 94 pacientë në Reanimim, 96 në Emergjencën Internistike, 66 në Emergjencën Kirurgjike dhe 67 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkohë, 29 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

“Ndër rastet e veçanta, janë evidentuar 3 raste të përfshirë në përleshje fizike dhe 33 raste të të lënduarve në komunikacion”, bëhet e ditur nga QKUK.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe 31 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Të fundit nga rubrika