Vuçiq, Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

Gjatë një adresimi të përbashkët në Paris me homologun francez, Emmanuel Macron, Vuçiq foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se qëndrimi se Kosova dhe Serbia “kanë bërë diçka” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, nuk është i vërtetë, pasi siç thotë ai, “njëra palë nuk ka bërë asgjë”, duke iu referuar Kosovës.

Gjatë një adresimi të përbashkët në Paris me homologun francez, Emmanuel Macron, Vuçiq foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ai pretendoi se Serbia ka përmbushur “tri gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur.

“Të dyja palët nuk bënë asgjë, njëra palë nuk bëri asgjë”, tha Vuçiq, shkruan Danas.

“[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel, ndërkaq në mars të vitit 2023, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika