4 incidente zjarri brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bllacë të Suharekës, në Korishtë dhe Skrobisht të Prizrenit dhe në Pejqiq të Mitrovicës, pyjet janë përfshirë nga zjarri.

Incidenti i zjarrit në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës është raportuar në orën 17:20 pasditen e së premtes.

“Raportohet se rreth dy hektarë sipërfaqe pyll është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin”, ka bërë të ditur, Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Ndërkaq, pos tre fshatrave të lartëpërmendura, vatra zjarri kishte edhe në Prizren, Suharekë e Kamenicë.

“Temperaturat e larta janë duke i rritur dhe përshpejtuar zjarret, por, faktori njeri është shkaktari”, kishte thënë Nehat Koqinaj, zëdhënësi i Agjensisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Vitin e kaluar, më 2 gusht 2021, KFOR-i ishte mobilizuar në ndihmesë së autoriteteve të Kosovës në shuarjen e zjarreve, veçmas në Rugovë të Pejës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika