4 korriku, ShBA-ja dhe Kosova me raporte më të ftohta se zakonisht

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë festuar 247 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Megjithëse nga liderët e vendit u dërguan mesazhe urimi për këtë ditë, marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të po konsiderohen si të brishta nga ish-ambasadorë kosovarë në SHBA e njohës të zhvillimeve politike

Mënyra se si përshëndetëshin Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova me Presidentin e dikurshëm amerikan, Bill Clinton para dy dekadash, pasqyronte edhe bashkëpunimin e atëhershëm që kishin këto dy shtete.

Por ky i fundit, në një vizitë të hënën në Tiranë qe pak i ashpër me situatën në Kosovë kohëve të fundit.

Clinton duke iu referuar situatës në veri kërkoi që siç u shpreh ai, t’i jepet fund “asaj marrëzie”.

Marrëzi jo, por raporte që nuk janë si dikur mes Kosovës dhe aleatit të saj më të madh po sheh pikërisht një ish-ambassador i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Avni Spahiu, ish-ambasadori i Kosovës në Amerikë ka thënë se “Për fat të keq po shohim një lloj ftohjeje, nuk do të thosha prishje e marrëdhnjëve por një llojë ftohje që nuk jemi mësuar ta shohim viteve të mëparshme dhe mendoj që ne duhet të shprehim mirënjohjën tonë për rolin që kanë pasur SHBA-të për clirimin e Kosovës dhe në mbështetjën pas clirimit”.

Më katër korrik, kur SHBA-të shënojnë Ditën e Pavarësisë, profesori universitar, Faton Ismajli konsideron se marrëdhëniet e Qeverisë Kosovare e SHBA-ve kanë degraduar.

Profesori Faton Ismajli ka thënë se “Kemi një degradim të raporteve ndërshtetërore sa që kanë shkuar deri në fyrje të liderëve të Kosovës ndaj atyre amerikan, pra ne duhet ta ndajmë raportin e pushtetit me Amerikën ndaj raportit që Kosova dhe qytetarët e saj kanë me SHBA-të”.

Sugjerimi i ish ambasadorit të Kosovës në Amerikë, Spahiut është që kontributi i SHBA-vë për shtetndërtimin e Kosovës të gjejë më shumë mirënjohje.

Spahiu ka thënë se “Nëse i humbim miqtë ne do të gjindemi në një situatë shumë jo tëvolitshme. Ne nuk mundemi orentimin tonë gjeo-strategjik e gjeopolitik që kemi me perendimin, me integrimet euro atlantike, nuk kemi alternativë tjetër sepse nuk mund të gjejmë miq të tjerë në anë të ndryshme të botës”.

Pavarësisht ftohjes momentale, mesazhe urimi nga liderët kosovarë, përfshirë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, për 247 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, janë dërguar për presidentin Joe Biden dhe popullin amerikan.

 

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika