Njësiti policor i përbërë prej katër policëve ka pranuar tretman mjekësor, pas intervenimit në një mosmarrëveshje në mes disa personave në një aksident trafiku në Prishtinë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se shtatë të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.12.2022 – 10:05. Është raportuar se njësiti policor prej katër zyrtarëve gjatë intervenimit në një rasti – mosmarrëveshje mes disa personave lidhur me një aksidenti trafiku, kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë futjes së situatës nën kontrollë. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa shtatë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.