4-vjeçarja që vdiq në QKUK dyshohet të jetë rrahur nga familjarët, familjes i thuhet se vdiq nga infeksioni

Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellur në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por  pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë

Dyert e shtëpisë i kanë hapur për kryeshnosh pas lamtumirës që i dhanë vajzës së tyre katër vjeçare, pasditen e së hënës.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllaut të saj, me ç’rast të bijën, e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Por të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E morra qikën, filloi me kajt. I thash çka ki, më tha ma ka hi jakupi me dërras qitu dhe djali i Sabijes mka rreh krejt. As ajo s’mkallxoj bash mirë. Tu ardh nuk mujke me ec, ‘oj mam zemra po m’dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo e morra ajo veç kajke”, ka thënë Hajra.

Gjersa thotë se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndurar në këmbë, e njëjta kishte pasur mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks.

Pasi e kishte dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët, familjes i ishte thënë se e njëjta, kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks.

Pas përkeqësimit të gjendjes, katër-vjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“N’gjysë nate m’ka thirr doktorica me hy n’sallë, ku ka qenë qika. Kom hy kom nejt me qik dhe erdh doktorica po ma bën, oj zojë nuk e ka prej t’rrehnit, ka infeksion të madh. I ka shpërthy gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4 vjeçarja, kishte shenja të dhunës në trup.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policin janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllau i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për obduksion.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika