40 fëmijë pjesë e Gardës për Mbrojtje të Natyrës, Pacolli: secili qytetar mund të bëhet pjesë

Mbi 100 gardianë, përfshirë 40 fëmijë, janë angazhuar në kuadër të Gardës për Mbrojtje të Natyrës në Kosovë, me qëllim raportimin e ndotësve të ambientit. Nisma e Ministrisë së Mjedisit, synon rritjen e kontrollit ndaj shkelësve për të cilët gjobat mund të shkojnë deri në dënim me burgim

Rrugët e Prishtinës janë të mbushura plot me bërllok e papastërti.

Por nga tash, ndotësit e ambientit nuk do ta kenë aq të lehtë të kalojnë pa u vënë re.

Mbi 100 gardianë, mes tyre 40 fëmijë, janë angazhuar në kuadër të Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një mekanizëm i ri i krijuar më 23 prill, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të pajisur me autorizime dhe kartela identifikuese, këta vullnetarë me qëllim mbrojtjen e natyrës do të funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, pa pagesë.

“Ndotësit ta dijnë se nëse deri dje ke hedh mbeturina dhe askush nuk të vërejt apo fotografu, gardianët janë në terren, munden me të fotografu, e thërrasin policinë direkt, kanë autorizim, secili prej tyre është pajisur me kartelë identifikuese prej ministrisë së mjedisit”, ka thënë Fitore Pacolli, Ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, gardianët do të kenë komunikim të drejtpërdrejtë me autoritetet, duke mundësuar reagim më të drejtpërdrejtë.

“Ka vepër që shkon në 20-30 euro, ka vepër që paguhet edhe me burg, por edhe me vlerë tepër të madhe, varet nga vepra që e kryen një qytetar”, ka thënë Fitore Pacolli, Ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ambientalistët më urgjente e shohin nevojën për shtim të inspektorëve në terren dhe rritjen e buxhetit për Mjedis.

Mekanizmi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të rrisë kapacitetin institucional për reagim ndaj shkeljeve mjedisore.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika