40 vatra zjarri aktive në Shqipëri

40 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Flakët kanë përfshirë zona në Dajt, Dibër, Shkodër dhe Fier, ku ekipet e emergjencave po vijojnë ndërhyrjen në terren. Në operacione janë angazhuar qindra forca operacionale, automjete zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Më tepër po ndërhyhet në vatrat në Dajt, Çërrilë të Mallakastrës dhe Rragam të Shkodrës, ndërsa disa zona të tjera mbahen nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata po ndiqet në mënyrë të pandërprerë, me prioritet mbrojtjen e banesave, jetës dhe pasurisë së qytetarëve./tvklan

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika