Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale për inicimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Sipas tij, projektligji është përgatitur dhe kompletuar me dokumentacionin përkatës, por ende nuk është dorëzuar zyrtarisht për procedim.
Rama ka theksuar se arsyeja e shtyrjes së dorëzimit lidhet me paqartësitë rreth mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit.
“Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për deputetët që kanë mbështetur këtë nismë legjislative.