41 emigrantë vdesin në një anije në Itali

Të paktën 41 emigrantë humbën jetën pas fundosjes së një anijeje në ishullin italian Lampedusa. Grupi i të mbijetuarve, i cili përbëhej nga 4 persona, ka shpjeguar se ishin në një varkë që udhëtonte nga Sfax i Tunizisë drejt Italisë dhe u përmbyt rrugës. Ky ngjarje shënon një tjetër tragjedi në rrugën e vështirë të emigrantëve nga Afrika e Veriut drejt Evropës

Dhjetëra emigrantë janë shpëtuar nga Deti Mesdhe ditët e fundit.

Të paktën 41 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një anijeje në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale.

Një grup prej 4 personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

Katër të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën.

Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë.

Të mbijetuarit, të cilët ishin tre burra dhe një grua, u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë me 45 persona, duke përfshirë edhe tre fëmijë.

Ata thanë se varka e tyre u nis nga Sfax të enjten javën e kaluar, por u përmbyt brenda disa orësh, raporton BBC.

Ata shtuan se u shpëtuan nga një anije mallrash dhe më pas u transferuan në një anije të rojes bregdetare italiane.

Roja bregdetare italiane raportoi dy fundosje të anijeve në këtë zonë të dielën, por nuk është ende e qartë nëse kjo anije është një nga ato.

Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port rreth 80 milje (130 km) nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Evropë.

Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit dhe grupet e bamirësisë kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.

Tunizia ka parë një valë të re racizmi kundër afrikanëve me ngjyrë në muajt e fundit dhe përpjekjet për t’u larguar nga vendi me anije janë shtuar edhe më shumë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika