Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në përditësimin e fundit lidhur me COVID-19, ka njoftuar se kanë realizuar 57 testime, prej të cilave, 9 raste janë konfirmuar me COVID-19.

Derisa 42 raste janë aktive me koronavirus.

Sipas njoftimit, janë shëruar tre persona. Kurse, shtatë të tjerë janë të hospitalizuar.

Që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, 273 mijë e 859 persona janë konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 3 mijë e 216 persona kanë vdekur.