Grupi post-punk nga Manchesteri i Anglisë Joy Division, në vitin 1979 lansuan albumin e tyre që ndërroi gjithë muzikën rock, dhe filloi diçka të re në muzikë.

Grupi përbëhej nga vokalisti Ian Curtis, në bubnje Stephen Morris, ndërsa Peter Hook në bass-kitarë dhe Bernard Sumner në kitarë.

Post-punk është një levizje më eksperimentale, avangarde ndaj paraardhësit të tij, punk-ut. Post-punk mund të jetë më i ngadalshëm, më i pasur në lirik dhe ka më shumë tone emocionale në krahasim me stilin më të shpejtë dhe të vrazhdë të punk-ut. Post-punk-u do të vazhdonte të ndikonte në një sërë zhanresh pas tij, kryesisht Goth, por edhe Shoegaze, Synthwave, No wave, Dark wave dhe shumë të tjera.

Anetaret e bendit Joy Division

Post-punku u bë një refuzim i punk-ut të zakonshëm. Lëvizja post-punk është kundër konsumit, dhe kundër popullaritetit.

Dyzet e tri vjet pas publikimit të tij me 15 qershor të 1979, “Unknown Pleasures” qëndron të paktën si një nga albumet përcaktuese të epokës së post-punk-ut dhe ndoshta një nga albumet përcaktuese të gjysmëshekullit të fundit.

Nuk ka asnjë dyshim për ndikimin kanonik të albumit, e njëjta gjë mund të thuhet për kopertinën e tij. Arti i albumit, për mirë a për keq, ka tejkaluar padyshim muzikën për sa i përket përhapjes, nëse jo domosdoshmërisht ndikimit, që duket më i madh se kurrë.

Kopertina e “Unknown Pleasures” është e thjeshtë. Është një diagram i një serie valës, të grumbulluara në të bardhë, mbi një sfond të zi, sikur në një kuti të mbajtur statike në hapësirë.

Kjo është një vizualizim i të dhënave që “tregon një sërë periudhash të frekuencës radio nga pulsari i parë i zbuluar”.

Githashtu nga kjo kopertinë, kanë dalur shum tatuazhe, pra përveq degjimit të albumit, kemi dhe diqka për të parë.

ilustrim

Edhe vetë emri i albumit “Unknown Pleasures” (ndjenja të përziera) na tregon për këtë album, se nuk është album qe do të na jap vëtëm kënaqsi nga degjimi i tij, por një përzierje ndjenjash, ku ne do të jemi në mjegullen e ndenjave gjatë dëgjimit të tij.

Kenget e albumit Uknown Pleasures