Mjerë Kosova! Lum Shqipëria!’’- Kastrati krahason qeverinë e Kurtit me atë të Ramës
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka analizuar një moment të veçantë nga seanca e përbashkët e të të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt dje(e premte) në Prishtinë. Kastrati ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një foto nga kjo seancë, përkatësisht kabinetin e qeverisës të Kosovës dhe atë të […]
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka analizuar një moment të veçantë nga seanca e përbashkët e të të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe Kosovës që u mbajt dje(e premte) në Prishtinë.
Kastrati ka publikuar në rrjetin e tij social një foto nga kjo seancë, përkatësisht kabinetin e qeverisës të Kosovës dhe atë të Shqipërisë të cilën e ka analizuar.
Ai përmes cinizmit të tij ka bë një krahasim të kabinetit qeverisës të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Ministrat e Kurtit i ka quajtur mediokër e analfabet funksional ndërsa ata të Ramës të zgjuar.
”1. Në anën e majtë:
Profile ministrash mediokër dhe analfabetësh funksional që flasin një shqipe të gjymtuar (aty këtu pak anglisht e gjermanisht)!
2. Në anën e djathtë:
Profile ministrash të zgjuar, të evropianizuar që flasin nga 5-6 gjuhë të huaja!’’, ka shkruar Kastrati.
Kastrati gjithashut pati disa fjalë ‘’të mira’’ edhe për Kurtin duke krahasuar atë me Ramën.
”Ulur: Kryeministri i Kosovës që flet bukur serbisht! I thartë! Puna e parë në jetë e tij ishte si deputet, e dyta si kryeministër!
Në foltore: Kryeministri i shqiptarëve, elokuent, me thellësi të jashtëzakonshme intelektuale, kalibër diplomati evropian, kreativ e plot sarkazëm!’’, ka shkruar Kastrati.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës është e prapambetur kurse ajo shqiptare është qeveri e kohës.
Sipas Kastratit Ismail Qemali kishte një kabinet më të mire se sa Kurti tani në kohën e internetit.
”I fortë…..shumë i fortë!
Thënë shkurt,
në anën e majtë qeveri me mentalitet të para dy shekujve!
(shumë më të avancuar ishin ministrat e Ismail Qemalit në kohën pa internet!
Larg më të mirë! Larg!
Në anën e djathtë qeveria e këtij shekulli!
Mjerë Kosova! Lum Shqipëria!’’, ka shkruar Kastrati.















