Hamza shpreh mirënjohje gazetarëve: Media e lirë është garancia për një shoqëri të drejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se gazetarët janë ata që na informojnë, na mbajnë përgjegjës dhe në rrugën e duhur. “Një media e lirë është garancia më e mirë për një shoqëri të drejtë dhe një […]
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në , Hamza ka thënë se gazetarët janë ata që na informojnë, na mbajnë përgjegjës dhe në rrugën e duhur.
“Një media e lirë është garancia më e mirë për një shoqëri të drejtë dhe një qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Hamza.
“Ne, secili nga pozicioni i tij, duhet të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë me më shumë transparencë, llogaridhënie dhe informim të drejtë për qytetarët tanë”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryeministër.
















