47 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga stuhia që goditi Filipinet

47 njerëz kanë vdekur dhe rreth 60 të tjerë dyshohet se janë zhdukur, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Filipinet të premten e 28 tetorit

Fotoilustruese, huazuar nga AP

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, lanë afro 47 njerëz të vdekur dhe rreth 60 të tjerë të zhdukur apo varrosur në rrëshqitjet e dheut. Kjo stuhi filloi të premten e 28 tetorit, ndërsa rastin e kanë konfirmuar të shtunën zyrtarët.

Disa njerëz u përfshinë nga ujërat dhe u goditën nga rrëshqitjet në provincën Maguindanao, ka thënë për AP, Naguib Sinarimbo, ministri i brendshëm.

Ndërsa, pesë persona të tjerë kanë vdekur të shtunën nga sulmi i stuhisë tropikale Nalgae, që ka goditur provincën lindore të Camarines Sur, ka thënë agjencia e qeverisë.

Ndikimi më i keq i stuhisë deri më tani ishte një rrëshqitje dheu, që varrosi dhjetëra shtëpi me rreth 60 njerëz në fshatin fisnor, Kusiong në qytetin Datu Odin Sinsuat të Maguindanaos, ka thënë Sinarimbo për Associated Press.

Njëmbëdhjetë trupa, kryesisht fëmijë, u gërmuan të premten nga shpëtimtarët, duke përdorur lopata në Kusiong, ku jetonin rreth 80 familje, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika