Aeroplanmbajtësja amerikane përplaset me një anije mallrash pranë Egjiptit
Aeroplanmbajtësja e marinës amerikane USS Harry S. Truman u përplas dje me anijen e mallrave Beshiiktash-M pranë Port Said, Egjipt. “Përplasja nuk rrezikoi Harry S. Truman dhe nuk pati raportime për përmbytje apo lëndime. Sistemet shtytëse nuk u prekën dhe janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Incidenti është nën hetim,” tha Marina në një deklaratë. […]
Aeroplanmbajtësja e marinës amerikane USS Harry S. Truman u përplas dje me anijen e mallrave Beshiiktash-M pranë Port Said, Egjipt.
“Përplasja nuk rrezikoi Harry S. Truman dhe nuk pati raportime për përmbytje apo lëndime. Sistemet shtytëse nuk u prekën dhe janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Incidenti është nën hetim,” tha Marina në një deklaratë.
USS Harry S. Truman ka operuar në Detin e Kuq që nga dhjetori i vitit të kaluar si pjesë e misionit të tij për të penguar sulmet ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake të nisura nga Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen.















