48-vjeçari synon ta lundrojë Atlantikun me një varkë 1 metërshe

Pas një inspirimi nga libri i Hugo Vihlen, "Një udhëtim i stuhishëm i Ditës së Babait", Andrew Bedwell synon të përmbushë diçka të mahnitshme para se ta shënojë 50-vjetorin

Andrew Bedwell

Një baba 48-vjeçar synon të lundrojë 1900 milje përtej Oqeanit Atlantik me një varkë të vogël prej 1 metër, të cilën e ndërtoi vetë. Ai po përpiqet me guxim të thyejë një rekord botëror.

Andrew Bedwell, 48-vjeçar, i cili do të niset majin e ardhshëm nga Newfoundland, Kanada, shpreson të thyejë rekordin për lundrimin me varkën më të vogël për të kaluar Atlantikun, transmeton “The Daily Mail“.

Ai e krahasoi udhëtimin me të qenët ‘të ngecur në një kosh me rrota, në një slitë për 90 ditë’.

Marinari u frymëzua me idenë, pasi lexoi një libër nga mbajtësi aktual i rekordeve, Hugo Vihlen, i cili bëri kalimin e rrezikshëm me një varkë 5ft4 in (1.6m) 30 vjet më parë.

Udhëtimi i Andrew do të përfshijë lundrimin nga Newfoundland, Kanada në Lizard Point, Cornwall

Varka e tij është gjysmë metër më e shkurtër, ka një shpejtësi maksimale prej 2.5 mph, dhe është një version i modifikuar i një anijeje që një tjetër ish-mbajtës rekord, Tom McNally, e projektoi.

Gjatë kalimit tremujor të Andrew, ai do të mbijetojë nga një substancë e pasur me proteina që është formuar rreth mureve të brendshme të kabinës për të kursyer hapësirë.

Babai i një fëmije që kërkon emocione, pranoi se gruaja e tij mendon se ai është ‘çmendur’, por tha se donte të arrinte diçka ‘të mahnitshme’ para se të mbushte 50 vjet.

Ai ka thënë se “Më pëlqen gjithmonë të kem një sfidë të vërtetë në lëvizje, megjithëse gruaja ime shpesh ndjen se jam çmendur, por thashë se para se të mbushja 50 vjet, që dua të bëj diçka të mahnitshme”.

Detari thotë për varkën e tij se ka besim se mund të përballojë edhe oqeanet më të vrazhda

Duke folur për qëllimin e tij të ndërtimit të varkës së vogël, ‘Big C’, ai tha se “Mendoj se një raketë hapësinore do të kishte më shumë hapësirë”.

“Kjo është si të ngecesh në një kosh me rrota, në një slitë për 90 ditë, dhe kjo është ajo që mund të jetë në skenarin më të keq.”

Andrew, nga Scarisbrick, Lancashire, dërgon jahte në mbarë botën dhe punon si prodhues velatash. Ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke u nisur në aventura detare.

Andrew do të mbijetojë nga një substancë e pasur me proteina e formuar rreth mureve të brendshme të varkës

Më parë, ai ka lundruar pa ndalesë rreth Britanisë dhe e ka çuar jahtin e tij të vogël përtej Atlantikut dhe deri në rrethin artik.

Por, kur u rrit, Andrew ka thënë se u magjeps nga detarët që janë përpjekur t’i kapërcejnë oqeanet me anije tepër të vogla.

“Unë bleva librin e Hugo Vihlen, “Një udhëtim i stuhishëm i Ditës së Babait”, ka thënë ai gjersa ka shtuar se ka të bëjë me mbajtësin aktual të rekordeve botërore, i cili e mban atë që nga viti 1993.

Brenda kabinës, e cila do të jetë e mbushur me proteina rreth mureve për të mbështetur Andrew

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika