49 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë më 25 qershor 2022 ka njoftuar se 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë më 25 qershor 2022 informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 830 mijë e 399 doza të vaksinës.

Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa të shtunën e 25 qershorit janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 369.

Të dhënat e rasteve aktive

Në total numri i rasteve aktive është 213.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika