49-vjeçari dyshohet se vdiq pasi u rrah nga familjari i tij 20-vjeçar
Rrahja ndodhi në qendër të Shtërpcës më 8 dhjetor. Pesë ditë pas, një nga të përfshirët në këtë rast ka ndërruar jetë. Vdekja e tij, dyshohet se erdhi si shkak i lëndimeve të marra nga kjo rrahje, e cila, sipas dyshimeve të para kishte ndodhur në kohën kur të dy kishin qenë në gjendje të […]
Rrahja ndodhi në qendër të Shtërpcës më 8 dhjetor.
Pesë ditë pas, një nga të përfshirët në këtë rast ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij, dyshohet se erdhi si shkak i lëndimeve të marra nga kjo rrahje, e cila, sipas dyshimeve të para kishte ndodhur në kohën kur të dy kishin qenë në gjendje të dehur.
I ndjeri është i moshës 49 vjeçare, përderisa personi tjetër me të cilin ndodhi përleshja, është 20 vjeçar.
Që të dy vijnë nga i njëjti fshati dhe janë të nacionalitetit serb.
Dy të përfshirët në këtë rast janë kushërinj mes vete, vijnë nga Bitia e Epërme, si dhe shtëpitë i kanë afër njëra-tjetrës.
Policia e Kosovës ka kryer gjatë ditës disa ekzaminime të rrugës që ka përshkuar tashmë i ndjeri, natën kur ka ndodhur rrahja.
Nga Prokuroria Themelore e Ferizajt kanë treguar viktima iu është nënshtruar disa trajtimeve në spital.
“Viktima në këtë rast pas lëndimeve të marra fillimisht është dërguar për trajtim në Gracanicë e më pas në spitalin klinik në Nish-Serbi dhe i njëjti ka ndërruar jetë më datë 12.12.2023. Ndërsa, i dyshuari në këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen”.
Prokuroria është akoma duke e hetuar shkakun, që qoi deri në përleshjen mes tyre.
Nga kjo Prokurori i kanë thënë Televizionit Dukagjini, se me kohë do ta paraqesin kërkesën për caktim të masës së paraburgimin ndaj të pandehurit.















