sot(e enjte) në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë pasdites së vonë dhe orëve të mbrëmjes, parashikohet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa pas mesnatës pritet intensifikim i tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, duke qenë herë pas here e fuqishme në disa zona, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 52 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të jenë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 21°C deri në 24°C./MeteoKosova