Emisari i BE-së diskuton në Berlin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me sekretarin e shtetit Gaza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter. Në këtë takim, siç ka njoftuar Sorensen, ka diskutuar për mënyrat se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës […]
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me sekretarin e shtetit Gaza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter.
Në këtë takim, siç ka njoftuar Sorensen, ka diskutuar për mënyrat se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Gjithmonë është mirë të jem në Berlin. Takime shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Gunter Sautter. Ne diskutuam se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit për mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e BE-së”, ka shkruar Sorensen në X.
Always good to be in Berlin 🇩🇪. Very good first meetings with State Secretary Géza von Geyr and Chief Foreign Policy Adviser to Chancellor Merz, Günter Sautter. We discussed how to advance normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Grateful for 🇩🇪 support to 🇪🇺 efforts pic.twitter.com/EcoxEBEgHY
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 20, 2025















