5 lojtarë kanë pësuar rënien në vlerën e tregut që nga janari i vitit 2022

Disa nga lojtarët më te mëdhenj të futbollit kanë pësuar rënie në vlerën e tregut, për shkak të moshës apo mosambientimit në ekip

Ilustrim.

Mosha dhe forma e dobët janë faktorët ndërlidhës të rënies së vlerës së tregut të një lojtari. Lojtarët mund të performojnë jashtëzakonisht mirë në një ligë, por mund të lëkunden në një tjetër. Kjo përsëri kontribuon në uljen e vlerës në treg.

Pesë nga disa yjet e futbollit që kanë pësuar një rënie drastike të vlerës, bazuar në matjet në kohën reale nga Tranfermarkt, janë:

Romelu Lukaku kryson listën e Tranfermarkt, vlera e të cilit ka rënë në 70 milonë euro nga 100 milionë që e ka pasur në fillim të janarit.Rënia e tij në vlerën e tregut vije si pasojë e lojës së tij të dobët te ekipi londinez Chelsea.

Romero Lukaku

Më tutje, është anglezi Marcus Rashford, i cili nga 85 milionë euro sa e kishte vlerën në treg në fillim të janarit 2022, ka pësuar një rënie prej 25 milionë euro, pra duke rënë në 60 milionë euro. Kjo vije si pasojë e gjendjes së dobët të ekipit të tij, Man Utd.

Marcus Rashford.

Gjithashtu edhe mesfushori defensiv i Real Madrid-it, Casemiro, ka pësuar një rënie prej 20 milionë euro, nga 60 milionë sa ishte në fillimi të vitit. Ai ka pësuar rënie në 40 milionë, edhe pas një sezoni të mirë të ekipit të tij, Real Madrid, të cilët u shpallën kampion të La Ligës, dhe kampion të Evropës.

Casemiro.

Edhe shoku i skuadrës së Rashford, Raphael Varane, i cili kaloi të djajtë e kuq verën e kaluar, ka pësuar një rënie të vlerës së tregut prej 17 milionë euro, nga 65 milionë sa ishte në fillim të këtij viti, duke rënë tash në 48 milionë euro.

Raphael Varane.

Ndërsa, i fundit për këtë list është Stefan De Vrij, qendërmbrojtësi i Milanit, i cili ka pësuar një rënie prej 17 milionë euro, nga 40 milionë sa ishte vlera e 30-vjeçarit në fillim të këtij viti.

Stefan De Vrij.

De Vrij përmbyll Top-5 e lojtarëve më rënien me të madhe të vlerës në treg që nga janari i këtij viti. Kjo 5-she pasohet nga lojtarë si Neymar, Sterling, Donnarumma, Harry Kane e shumë të tjerë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika