5 mijë forca policie janë angazhuar për të mbajtur rendin në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri

Serbia dhe Shqipëria përballen sonte në Leskovc në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit nën urdhrat e Sylvinhos, i cili pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Nga ajo që raportohet, kuqezinjtë pritet të nisin me Strakoshën në portë, mbrojtjen me Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj, në mesfushë Laçi, Asllani e Shehu, ndërsa në sulm Broja, Bajrami dhe Manaj.

Ndërkohë, hoteli ku qëndron kombëtarja shqiptare në Nish vijon të jetë i rrethuar dhe i blinduar nga forca të shumta policore dhe njësi speciale serbe, për të garantuar sigurinë maksimale të skuadrës kuqezi në prag të sfidës.

Në kuadër të ndeshjes Seri-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare.

Gazetari i Top Channel Endi Tufa raporton nga Serbia për detaje të reja lidhur me procedurat e sigurisë dhe kufizimet që po zbatohen për të siguruar rendin dhe organizimin e ndeshjes.

“Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit”, tha ai./TCH

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika