5 orë të zeza për Kosovën: Tri aksidente në Prishtinë, Pejë e Podujevë, 5 të vdekur

Brenda 5 orësh, Kosova është përballur me tri aksidente të rënda në Prishtinë, Pejë dhe Podujevë, ku 5 persona kanë vdekur. Një aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar. Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, me dy viktima dhe një të lënduar. Një aksident i tretë ka ndodhur në Pejë, ku dy këmbësorë ka humbur vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre aksidenteve tragjike

Ilustrim

Brenda 5 orësh kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet në Prishtinë, Pejë e Podujevë, ku si pasojë ka mbetur të vdekur 5 persona.

Një aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ku një person ka vdekur dhe një është lënduar.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre aksidenteve tragjike

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka njoftuar Ahmeti.

Ndërkaq, në Ozdrim të Pejës gjatë mbrëmjes të së shtunë ka ndodhur një aksident, ky si pasojë dy këmbësorë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkaq, shoferi është dërguar në stacionin policor në Pejë.

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Vozitësi i Automjetit është në stacion policor në Pejë””, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika