5 raste të reja me COVID-19

16 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste pozitive, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 60 testime në total, kanë rezultuar 5 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 2 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 16 persona ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 17 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 430 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 795 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 265 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 802 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika