5 të vdekur dhe 20 të plagosur nga granatimet ruse në Herson

Rreth pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në qendër të qytetit të Hersonit, kështu ka bërë të ditur administrata ukrainase, të shtunën e 24 dhjetorit

Ilustrim

Rreth pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në qendër të qytetit të Hersonit.

Kështu tha administrata presidenciale ukrainase më 24 dhjetor.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës presidenciale të Ukrainës, postoi të shtunën në rrjetin e tij në Telegram, fotografi të njerëzve, në dukje të pajetë, në qendër të qytetit.

Qyteti ishte çliruar kohët e fundit nga pushtimi rus.

“Rusët kanë kryer përsëri terror dhe kanë granatuar qendrën e qytetit”, tha ai. “Njerëz kanë vdekur, ndërtesa janë shkatërruar”.

Shumë njerëz kishin dalë në rrugë pasi ishte fundjavë, tha ai.

Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin si një krim tjetër nga Rusia pak para Krishtlindjeve.

Ai ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave, dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë. REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika