5 ushqimet më të shëndetshme që duhet t’i hani në dimër

Zakonisht neve na pëlqen të hame ushqime të ngrohta e brumëra, por në këtë artikull mund t'i gjeni pesë ushqime që duhet të jenë pjesë e tavolinës suaj gjatë dimrit

Ilustrim

Derisa dimri po afron, kjo stinë shpeshherë na gënjen me mënyrën e të ushqyerit. Ne jemi të prirur të hamë gjëra të ngrohta, me yndyrë, sheqerna dhe brumëra.

Ky artikull ju sugjeron të bëni kujdes me ushqyerjen e pashëndetshme.

Më poshtë i gjeni 5 ushqime të shëndetshme, që duhet të jenë pjesë e ditës tuaj në dimër.

Shega

Shega është humb e mirë për shëndetin e zemrës. Lëngu i shegës është i pasur me antioksidantë, dhe një filxhan në ditë do ju mbrojë nga kolesteroli i keq në gjak. Prija e lëngut të shegës përmirëson edhe qarkullimin e gjakut, i cili në dimër nuk kryhet normalisht.

Perime me gjethe të errët

Perimet me gjethe të errët, lulëzojnë dhe në dimër, dhe prandaj ata duken si të zymta, por janë të freskëta. Këto perime janë të pasura me vitamina A, C dhe K, dhe janë burime të shkëlqyera të folatit, të rëndësishme për gratë që janë shtatzënë.

Agrume

Pemët agrume si limoni, portokalli, mandarina, mund t’ju shtojnë dritën e diellit në këto ditë të zymta. Ata janë të ngarkuara me vitamina C, dhe janë burime të flavonoideve, të cilat rrisin kolesterolin e “mirë”.

Patate

Patatet janë të pasura me lëndë ushqyese. Ata janë burim i shkëlqyer i dy simuluesve të imunitetit, vitaminës C dhe B6. Ato janë një burim i mirë edhe i folatit, i nevojshëm për gratë shtatzënë. Ndërsa patatet e purpurta janë të pasura me antioksidantë, ulin rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, pezmatimit dhe infamacionit.

Kunguj

Ka shumë lloje kungujsh dimri, dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ngrënë kur jashtë bën ftohtë. Një filxhan kungull dimri i gatuar ka pak kalori, por është i lartë në vitaminat A, C dhe K. /Dritare.net

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika