50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis

50.50 për qind e mbështesin Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë

Bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik e të porositur nga RTV Dukagjini, 50.50 për qind (%) e mbështesin Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë.

Kurse, ripërcaktimi i kufijve me Serbinë e ka një mbështetje prej 49.50 për qind.

Kështu bëri të ditur drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit, ku RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje.

Panduri tha se nuk është se është ofruar një opsion i tretë, ngase siç thotë ai, palët apo elektorati në Kosovë janë të ndarë në mes të dy zgjidhjeve.

“Sepse zgjidhja e tretë nuk është se ekziston në tavolinë”, tha ai.

OMNIBUS-i bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur në mes të datës 16 dhe 23 dhjetor.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika