500 euro shtesë në fundvit për të gjithë punëtorët e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendimin që t’u ndajë 500 euro shtesë punëtorëve të saj për fundvit

Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendimin që t’u ndajë 500 euro shtesë punëtorëve të saj për fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Tutje, kjo sindikatë ka falënderuar të gjithë punëtorët për kontributin në punë. Gjersa ka falënderuar edhe bordin e KEK-ut për realizimin e kësaj kërkese, që sipas tyre do të jetë motivuese për angazhim në punë.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. Faleminderit të gjithë punëmarrësve për kontributin në punë dhe njëkohësisht falënderojmë Menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut për realizimin e kësaj kërkese që do të jetë motivuese për angazhim maksimal në punë”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika