Fillon protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës
Në ora 10:00 ka filluar protesta e bizneseve në hyrje të Prishtinës, protestë kjo për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ky proces ka krijuar shqetësime të mëdha në komunitetin e biznesit, të cilët kërkojnë një afat kohor më të gjatë për kalimin në […]
Në ora 10:00 ka filluar protesta e bizneseve në hyrje të Prishtinës, protestë kjo për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Ky proces ka krijuar shqetësime të mëdha në komunitetin e biznesit, të cilët kërkojnë një afat kohor më të gjatë për kalimin në treg të lirë dhe pas shumë reagimesh bizneset kanë filluar me protestë nga sot fillimisht duke bllokuar hyrjet në kryeqytet nga ora 10:00 deri në ora 12:00.
Kamionë të shumtë janë vendosur tashmë në Veternik dhe hyrjet e tjera të Prishtinës ku protesta ka nisur dhe pritet të përfshijë pjesëmarrjen e një numri të madh të biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar.















