Abdixhiku: Në Kosovë, fatin nuk e provojnë qytetarët, por familjarët e pushtetarëve – Na duhet një ‘SPAK’
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si kapje të shtetit nga interesat familjare të pushtetarëve aktualë. Në një postim të publikuar në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në Kosovë nuk janë më qytetarët ata që provojnë fatin, por familjarët e atyre që janë në […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si kapje të shtetit nga interesat familjare të pushtetarëve aktualë.
Në një postim të publikuar në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se në Kosovë nuk janë më qytetarët ata që provojnë fatin, por familjarët e atyre që janë në pushtet.
Ai përmendi abuzimet në subvencione, grante dhe në procesin e shitblerjes së megavatëve si shembuj të kësaj gjendjeje.
“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për një strukturë të pavarur antikorrupsion, të ngjashme me SPAK-un në Shqipëri.
“Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas,” ka shkruar ai, duke përmbyllur me një zotim politik: “Do ta bëjmë!”
Ky reagim vjen në një kohë kur opozita ka shtuar kritikat për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.















