Kosova në kontakt me autoritetet austriake pas ngjarjes tragjike në Graz

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente austriake lidhur me krimin e rëndë të ndodhur sot në një shkollë në qytetin Graz-it thuhet në një njoftim të MPJD-së.

Sipas informacioneve zyrtare të pranuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Vjenë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë humbur jetën 10 persona – gjashtë femra dhe katër meshkuj – përfshirë edhe autorin e dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të shkollës.

Bazuar në të dhënat e konfirmuara deri më tani nga Policia Austriake, në mesin e viktimave është identifikuar vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia. Të tjerët janë shtetas austriakë. Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna për ndonjë shtetas të Kosovës në mesin e të vrarëve apo të plagosurve thuhet tutje në njoftim të MPJD-së.

Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B., e lindur në Austri në vitin 2010. Autoritetet austriake nuk kanë publikuar ende një listë të plotë dhe zyrtare të viktimave dhe të lënduarve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së të përfshirëve.

Në fund MPJD ka bërë të ditur se do të vazhdojë të përcjellë nga afër situatën dhe do të ofrojë informacione të tjera zyrtare sapo të jenë në dispozicion.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika